LAJMI I FUNDIT:

Fazës së parë të vlerësimit do t’i nënshtrohen 217 mësimdhënës

Fazës së parë të vlerësimit do t’i nënshtrohen 217 mësimdhënës

Mësimdhënësit e Kosovës do t’i nënshtrohen një vlerësimi, proces ky i cili sipas ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është një proces shumë i rëndësishëm për sistemin para-universitar në Kosovë ndërsa shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e vlerësimit të mësimdhënësve.

Bytyqi theksoi se qëllimi i matjes së perfomancës së mësimdhënësve është që të ngritet cilësia në arsimin parauniversitar  në Kosovë.

“Sipas kësaj kornize, pra, të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë një përgatitje të lartë të secilës lëndë që mësimdhënësit i paraqesin nxënësve të tyre, kjo do përgatitje dhe shkathtësi të nevojshme, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm në karrierë”, tha Bytyqi.


Sipas tij, ky vlerësim është i bazuar në 4 fusha dhe 7 standarde, ku mësimdhënësit do të duhet të plotësojnë këto kritere, të bazuara në kornizën e miratuar nga Ministria e Arsimit.

Bytyqi  sqaroi se për fazën e parë fillestare janë përzgjedhur edhe shkollat e para, dhe mësimdhënësit e parë që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

“Për këtë fazë është paraparë që të jenë diku 217 mësimdhënës të parë që do t’i nënshtrohen fazës së matjes së perfomancës. Ajo çka duhet të nënkuptohet nga mësimdhënësit është se … faza do të përfshijë katër komponentë të përcaktuar për vlerësimin, këta komponentë do të ndahen në katër grupe. Grupi i parë do të quhet matja e performacës së brendshme, dhe dy komponentët tjerë quhen matja e performacës së jashtme”, tha Bytyqi.

Ministri tha se pas vlerësimit mësimdhënësit do të ndahen në katër grupe në bazë të rezultateve që kanë treguar. Mirëpo, në rast të dështimit ata do të mund edhe të paraqesin ankesë, raporton Kp.

“Në rastin kur një mësimdhënës do të mund të vlerësohet si i pakënaqshëm me këtë vlerësimin e performacës që do të thotë se nuk do të mund të rilicensohen, atëherë këta do të mund t’i nënshtrohen një rivlerësimi të ardhshëm pas një viti duke i plotësuar kriteret të cilët janë vlerësuar me vlerësim të dobët”, tha Bytyqi.

Njëra nga fazat e këtij procesi është edhe vet-vlerësimi nga mësimdhënësit.

Drejtori i Inspektoriatit në MASHT,  Dëfrim Gashi tha se faza e vet-vlerësimit do të gjykohet nga vet drejtori i shkollës.

“Vetvlerësimi e nënkupton ku i jepet e drejtë mësimdhënësit, pra çdo mësimdhënës të shpreh aftësitë e veta në harmoni me përgatitjet që ka dhe atë vetvlerësim do ta gjykojë drejtori i shkollës, nëse ato qëndrojnë apo jo dhe më pastaj do të shkojnë tek Inspektoriati, i cili është sita e fundit në konstatimin e gjendjes faktike”, u shpreh Gashi.

Komunat e para që do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të mësimdhënësve do të jenë: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gjakova, Prizreni, Gjilani dhe  Ferizaj.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori