LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kosovare harxhojnë 100 milionë euro për procedura të kota (Video)

Bizneset kosovare harxhojnë 100 milionë euro për procedura të kota (Video)

Ish-drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, ka thënë se bizneset kosovare harxhojnë 100 milionë euro në vit për procedura të kota.

Mustafa, në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, tregon se Kosova ka 36 institucione të ndryshme inspektuese qoftë në nivelin qendror dhe atë lokal.

“Për kundër vullnetit të mirë që mund ta ketë politika kosovare për ta mbrojtur dhe avancuar interesat e sektorit privat, shpesh herë në burokraci ka shumë probleme. 36 trupa inspektuese, 36 institucione të ndryshme inspektuese ka Kosova qoftë në nivelin qendror dhe atë lokal. Ka qenë një analizë e Bankës Botërore që thotë se me qindra miliona euro, 100 milionë euro, janë shpenzimet e kota të kompanive kosovare për procedura dhe letra”, thotë Mustafa.


Ndërsa, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, shpjegon se këto shpenzime shkojnë për procedura dhe letra.

Ndryshe në emision është diskutuar për zhvillimin ekonomik, investimet e huaja si dhe projektet e mëdha në fushën e ekonomisë. /Telegrafi/