LAJMI I FUNDIT:

Britania paralajmëron BE-në: Dalim pa marrëveshje

Britania paralajmëron BE-në: Dalim pa marrëveshje

Në një fjalim të mbajtur të hënën në kongresin e konservatorëve në Birmingham, ministri britanik për Brexit, Dominic Raab ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara. “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, ka thënë ai duke shtuar se ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të. Neni 50 rregullon daljen e një vendi nga BE.

“Nëse oferta e vetme e BE e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje”, thekson Raab, që megjithatë e kërkon kompromisin. “Qëndrimi im është pragmatik jo dogmatik.” Sipas Raabe, BE kërkon ta mbajë vendin në union përmes trukeve. Edhe ministri britanik i Tregtisë Fox paralajmëroi Bashkimin Evropian. Mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së, tha ai.

Konservatorët u mblodhën të dielën në kongresin e partisë për të gjetur një rrugëzgjidhje nga ngërçi i krijuar. Partia është e përçarë në kampin e mbështetësve rreth ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson që kërkesat e BE i quajnë të ekzagjeruara dhe e kritikoi ashpër kryeministren në kongres, dhe grupimit tjetër, përkrahësit e kryeministres, Theresa May. Brenda partisë duket se zhvillohet një luftë e brendshme për pushtet.


Pika më e nxehtë e debatit me BE mbetet statusi i provincës britanike, Irlandë e Veriut, Nuk duhet të ketë një doganë kufitare mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe, siç parasheh BE. BE e refuzon planin aktual të Theresa Mayt për Brexit dhe kërkon më shumë lëshime. Gjashtë muaj para datës së daljes së BE nga Britania e Madhe, negociatat janë vështirësuar. Shumë sipërmarrje ndërkohë po përgatiten për skenarin më të keq, daljen e Britanisë së Madhe nga BE pa një marrëveshje të rregulluar, e cila potencialisht mund të shkaktojë kaos dhe rreziqe politike e ekonomike. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori