LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i kamionit “tradhton” shtatë shqiptarë në Holandë, prangosen nga policia (Video)

Shoferi i kamionit “tradhton” shtatë shqiptarë në Holandë, prangosen nga policia (Video)

Shtatë shqiptarë janë prangosur nga autoritetet holandeze, pasi tentuan të fshiheshin në një kamion, në tentim për të migruar në Angli.

Ishte shoferi, ai i cili lajmëroi policinë, pasi shqiptarët u munduan të ngjiteshin në shliperin e tij dhe të fshiheshin brenda.


Shtatë të ndaluarit janë të moshës nga 16 deri në 26-vjeçare. Për katër prej tyre rëndon edhe akuza e dhunës.

Pas një hetimi, ata iu dorëzuan Policisë së Emigracionit. Gjithashtu u zbulua se dy prej shqiptarëve ishin kapur më parë nga autoritetet.

Ngjarja ndodhi në Moerdijk të Holandës, “shtegun” e ri të shqiptarëve për të shkuar në Angli.

Gati çdo ditë aty, shqiptarët përpiqen që të kapin kamionët në autostradën A16. Për ta, ky është vendi i përshtatshëm pasi mund të fshihen lehtësisht në kamion dhe më pas të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Fakti që shumë bashkatdhetarë kanë kaluar me sukses, ka bërë që edhe miqtë e tyre ta provojnë shansin.

Sipas mediave holandeze, situata prej kohësh është rënduar.

Kryetari i Bashkisë së Moerdijk, Jac Klijs, kohë më parë është shprehur që duhet të shmanget që qyteti holandez të kthehet në shteg të ri për emigrantët.

Ai frikësohet se qyteti i tij mund të shndërrohet si Calais në Francë./ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori