LAJMI I FUNDIT:

Vritet me thikë 25-vjeçari, identifikohet autori

Vritet me thikë 25-vjeçari, identifikohet autori

Një 25-vjeçar në Dibër të Shqipërisë ka humbur jetën në spital pasi u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras, në Dibër.

Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet I.Z, 25 vjeç.

Shkaqet e kësaj vrasje me thikë janë ende të paqarta, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, transmeton tch.


Pak orë pasi ndodhi krimi, policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin, i cili sipas uniformave blu është shtetasi Aleksandër Balla, 23 vjeç, që është ende në arrati. /Telegrafi/