Qytetarët në veri të Kosovës, kanë mirëpritur dhe po zbatojnë në masën e duhur vendimin e drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës, që në atë pjesë të mos ketë më në qarkullim vetura pa tabela.
Funksionimi i strukturave paralele në komunat veriore, duke mos i njohur ligjet e Kosovës, kishte ndikuar atje që ndër vite të krijohej një kaos edhe në trafik, kur është në pyetje regjistrimi i veturave.
Me aplikimin e masave të reja, qytetarët, por edhe autoritetet lokale atje konsiderojnë se tashmë është rritur edhe siguria rrugore.
Despot Tmoashoviç, thotë se pas këtij vendimi, efektet janë të mira. Sipas tij, çdo veturë duhet të jetë e regjistruar.
“Tash unë pajtohem që veturat e paregjistruara të ndalohen, mirëpo do të duhej t’ju jepej më shumë kohë njerëzve të vendosin se çfarë të bëjnë me ato vetura. Ja tash i kanë parkuar veturat dhe nuk guxojnë të lëvizin”, tha Tmoashoviç.
Gorani, një qytetar tjetër nga veriu i Mitrovicës, ka mirëpritur dhe e përkrahë vendimin për moslejimin e qarkullimit të veturave të paregjistruara.
“T’ju them se ky është një vendim shumë i mirë. Kjo ka qenë e nevojshme për njerëzit, për tollovinë e krijuara”, tha Gorani.
Po ashtu, edhe një qytetare tjetër nga veriu i Mitrovicës thotë se vendimi i policisë ka pasur sukses.
“Ata thonë se ky vendim është për sigurinë e të gjithë qytetarëve në mënyrë që të mos këtë vetura në trafik pa kontrollë teknike dhe mendoj se në këtë aspekt kanë pasur sukses”, tha ajo.
Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi për qarkullimin e veturave në veri të Kosovës është duke u respektuar maksimalisht.
“Kur flasim për implementimin e këtij plani flasim për rezultate pozitive në teren për faktin se është reduktuar në masë shumë të madhe prezenca e atyre automjeteve (pa tabela). Të gjitha ato automjete të cilat vërehen duke qarkulluar në rrugë ndalohen nga policia dhe ndiqen të gjithë proceduarat të cilat janë të parapara me ligj”, tha Hoti.
Adrijana Hoxhiq, shefe e administratës komunale të Mitrovicës së Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se vet vendimi që të ndalohet qarkullimi i veturave të paregjistruara ka dhënë një siguri më të madhe për qytetarët në pjesën veriore të Kosovës.
“Tani për tani shihet se ka shumë më pak vetura në rrugët e Komunës së Mitrovicës veriore e po ashtu edhe ai trafiku i madh në rrugë është zvogëluar. Unë besoj se është një vendim pozitiv me të vërtetë. Sot mund të konfirmoj se kam kaluar disa herë në rrugët e Mitrovicës veriore dhe nuk e kam vërejtur as një veturë pa tabela”, tha Hoxhiq.
Në anën tjetër, Besim Hoti tha se policia është ende duke punuar në realizimin e këtij plani, dhe siç tha ai, deri në largimin e të gjitha veturave të paregjistruara policia nuk do të ndalet duke konfiskuar veturat e parregullta.
“Shumë vetura teknikisht të parregullta kanë qenë pjesëmarrëse në komunikacionin rrugor, madje në aksidente, dhe kanë bërë aksidente fatale. Përveç tjerash ka pasur automjete të tilla në qarkullim që kanë bërë transportin publik të qytetarëve, e kam fjalën për taxii vetura, madje vetura të tilla kanë bartur edhe nxënës në shkolla të ndryshme dhe duke ua sqaruar këtë qytetarëve, në radhë të parë prindërve se veprimet e tilla janë për sigurinë e qytetarëve, në përgjithësi kemi gjetur mbështetjen”, ka shpjeguar Hoti.
Policia e Kosovës ka nisur të hënën e kësaj jave zbatimin e planit operativ. Automjetet e tilla të pa regjistruara e të pa doganuara janë përdorur vetëm në veri të Kosovës gjatë pothuajse 20 vjetëve të kaluara dhe është vlerësuar se numri i tyre është rreth 30% e numrit të përgjithshëm të automjeteve.
Udhëheqësit e komunave në veri të Kosovës, përkatësisht ajo e Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kanë mbështetur vendimin e policisë në veri për të ndaluar përdorimin e automjeteve që nuk kanë targë dhe as policë të sigurimit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025