LAJMI I FUNDIT:

Luiz tregon si është të luash nën urdhrat e Sarrit: Ai përgatit ndeshjet në detaje, si person është fantastik

Luiz tregon si është të luash nën urdhrat e Sarrit: Ai përgatit ndeshjet në detaje, si person është fantastik
Maurizio Sarri, Cesc Fabregas dhe David Luiz gjatë konferencës për media në Optus Stadium. Perth, Australi © (Foto: Paul Kane/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, e ka cilësuar Maurizio Sarrin si një person fantastik.

Trajneri italian ka fituar pesë ndeshje dhe ka barazuar dy herë në shtatë xhirot e para në Ligën Premier.

Blutë kanë pranuar vetëm pesë gola dhe mbrojtësi brazilian është i lumtur me mënyrën e punës së ish-trajnerit të Napolit te klubi nga Stamford Bridge.

Me Sarrin në krye Chelsea është një nga favoritët për të fituar Ligën Premier © (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Sarri është duke na dhënë shumë lumturi për të luajtur futboll. Po përpiqemi ta shijojmë. Na jep shumë besim dhe na tregon se çfarë ai dëshiron”, ka thënë Luiz pas barazimit ndaj Liverpoolit për Chelsea TV.

“Ai na përgatit në detaje për ndeshje, punon shumë për çdo situatë. Ndërsa si njeri është person fantastik”.

Hazard: Edhe Chelsea është kandidat për titull
Lexo po ashtu Hazard: Edhe Chelsea është kandidat për titull

“Për çdo ditë na thotë ‘ju keni punën më të mirë në botë, duhet të kënaqeni. Duhet të përpiqeni ta bëni me buzëqeshje të madhe. Shumë njerëz në botë nuk e kanë këtë privilegj”, ka shtuar Luiz.

Ndeshja e ardhshme e Bluve në Ligën Premier është kundër Southamptonit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JznVwFAKQbM

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Kombëtarja e Shqipërisë
Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Kombëtarja e Shqipërisë
Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Përfaqësueset
Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian me dy rekorde

Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian me dy rekorde

Kombëtarja e Shqipërisë
Çfarë shkruajtën mediat e mëdha pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë

Çfarë shkruajtën mediat e mëdha pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori