LAJMI I FUNDIT:

Rrokulliset traktori, vdes 40 vjeçari nga Podujeva

Rrokulliset traktori, vdes 40 vjeçari nga Podujeva
Ilustrim

Një person rreth 40 vjeçar ka vdekur sot rreth orës 11:00 në fshatin Sylejvicë të Podujevës, pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor.

Lajmin për Insajderi e ka bërë të ditur edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili shkurt e konfirmoi vdekjen e personit.


Siç merr vesh portali personi në fjalë është E. B nga fshati Metehi e Komunës së Podujevës.