LAJMI I FUNDIT:

Honda Fit spiunohet gjatë fazës testuese, nuk është as afër prezantimi (Foto)

Honda Fit spiunohet gjatë fazës testuese, nuk është as afër prezantimi (Foto)

Besohet të jetë në fazat fillestare të testimit në rrugë

Të gjithëve iu pëlqen Honda Fit, pasi është ‘makina më e lirë dhe e mirë në treg’, transmeton Telegrafi.


Vetura me enterier të bollshëm, që ofron shumë komoditet, është edhe e mirë për vozitje, pasi është e pajisur me gjashtë shpejtësi manuale.

Madje, Fit ofron edhe sistem të avancuar sigurie dhe kontroll të ngasjes, që zakonisht e gjejmë vetëm te makinat e shtrenjta.

Deri më tani, kemi mësuar se Fit do të pësojë ndryshime të lehta, por Honda duket se e ka mbajtur fshehtë, sepse versioni që është parë gjatë fazës testuese në rrugë ka ndryshime të konsiderueshme.

Për fat të keq, Fit është në fazat fillestare të punimit dhe nuk është as afër prezantimit, andaj duket se këto janë evidencat e para të kësaj makine.

Për gjeneratën e katër të Fit që lansohet më 2020, mund të jenë rezervuar befasi të shumta, siç mund të jetë edhe një sistem tërësisht elektrik. Mund të jetë duke u punuar edhe sistemi hibrid, me mundësi të huazohet prej Insight. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Vitin e kaluar, gjermanët eksportuan më shumë vetura elektrike sesa importuan

Vitin e kaluar, gjermanët eksportuan më shumë vetura elektrike sesa importuan

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë

Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"

Auto
Kalo në kategori