LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Presioni ndaj institucioneve të drejtësisë i papranueshëm

Tahiri: Presioni ndaj institucioneve të drejtësisë i papranueshëm

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ftuar bartësit e funksioneve publike dhe politike që të rezervohen plotësisht nga komentimi politik i punës së gjyqësorit dhe prokurorisë.

Ministri Tahiri thekson se “Drejtësia është garancia e shenjtë e të gjithëve, se askush nuk është mbi ligjin dhe ligji nuk i shërben as institucioneve ndaras, as pushtetit ndaras, dhe as qytetarëve ndaras, por është neutral dhe i barabartë për të gjithë edhe atëherë kur jemi fajtorë edhe atëherë kur na çliron nga barra e fajësisë. Ky është parimi themelor që duhet të na udhëheq të gjithëve drejt konsolidimit të drejtësisë në të cilën besojmë pa asnjë hezitim”.

Sipas një njoftimi, duke parë komentet dhe reagimet e shumta ditëve të fundit që ndërlidhen me punën e pavarur të organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, Ministri Tahiri rikujton se drejtësia është neutrale dhe e barabartë për të gjithë dhe se ajo ka standarde të mirëfillta veprimi, të cilat nuk mund të jenë pjesë e diskursit politik.


Tahir thekson se, “Pa marrë parasysh se kush është subjekti apo pala në procedurë, janë organet e pavarura të zbatimit të ligjit ato që vendosin se kush ka rënë ndesh me ligjin e kush është i pafajshëm. Çdo presion ndaj institucioneve të drejtësisë, nga kushdo çoftë, është i papranueshëm”.

Me këtë rast, Ministri Tahiri, fton të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe politike që ngjashëm siç bëjnë qytetarët e vendit, të rezervohen nga çdo komentim i punës së prokurorisë dhe gjykatave, dhe t’i besojnë atyre në administrimin e drejtë të drejtësisë, sepse vetëm me respektimin e plotë të pavarësisë së tyre, ne mund të presim procese të besueshme dhe të aplikueshme drejtë dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetaret e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori