LAJMI I FUNDIT:

Punëtorëve të shtetit u dalin pagat

Punëtorëve të shtetit u dalin pagat

Ministria e Financave ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit u kanë dal sot pagat.

“Ministria e Financave njofton se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin shtator, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thekson njoftimi i kësaj ministrie. /Telegrafi/