LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Zhupës së Prizrenit me infrastrukturë të re energjetike

Banorët e Zhupës së Prizrenit me infrastrukturë të re energjetike

KEDS ka përfunduar projektin e ndërtimit të Largpërçuesit 10 kV (LP 10 kV) në krahinën e Zhupës së Prizrenit. Përfitues janë fshatrat Reçan, Llokvicë, Lubinjë e Poshtme, Lubinjë e Epërme, të shtrira në një terren kodrinor-malor në pjesën juglindore të Prizrenit.

Falë këtij investimi në tension të lartë, mijëra banorë të asaj ane tash kanë një infrastrukturë krejtësisht të re energjetike. Ky investim është realizuar sipas MasterPlanit të përpiluar nga KEDS.

Pos lokaliteteve të mësipërme, nga ndërtimi i largpërçuesit të ri dhe stabilimenteve shpërndarëse gjithashtu kanë përfituar edhe fshatrat Nebrogosht dhe Manastiricë, ku është bërë ndarja e LP 10kV në katër segmente që mundëson ndarje seleksionuese për evitimin e prishjeve.


Në këto lokalitete kryesisht jetojnë banorët e komunitetit boshnjak. Ata thonë se që 50 vjet nuk kishin pasur ndonjë investim serioz energjetik në këto anë dhe gjendja ka qenë tepër e rëndë.

Rrjeti i vjetër energjetik, prishjet e shpeshta kanë qenë shkak i ndërtimit të rrjetit të ri 10kV. Në pjesën brenda fshatit në Lubinjë të Poshtme është vendosur edhe rrjet nëntokësor.

Ky fshat që numëron rreth 3000 banorë, të cilët kryesisht merren me ndërtimtari, kanë qenë në hall të madh dhe secila shtëpi ka përdorur stabilizatorë.
Kryetari i fshatit, Abdyl Bilibani, thotë se tash janë të kënaqur me këtë investim që ka bërë KEDS.

“Jemi tepër të kënaqur dhe nuk kemi ndërprerje të rrymës si përpara. Është larguar edhe rreziku. I gjithë fshati tani ka tension stabil dhe i kanë hequr nga përdorimi stabilizatorët. Falënderojmë KEDS-in për këtë projekt”, tha Bilibani.

Gjatë implementimit të këtij projekti janë vendosur shtylla të reja të tipeve të ndryshme, kabllo ABC, përçues të rinj dhe kabllo nëntokësore.
Edhe për 650 shtëpitë e Lubinjës së Epërme do të ketë ndryshime të dukshme energjetike. Këtu janë vendosur kabllo bistekë 10kV të izoluara. Për pensionistin

Ramadan Ademi, banor i fshatit, investimi i KEDS-it ka qenë më se i nevojshëm. “Shumë keq e kemi pas rrymën, katastrofë. Shyqyr që u rregullu dhe tash jemi të kënaqur. Për KEDS-in kemi falënderime të panumërta”, ka përfunduar Ademi.

KEDS është i përkushtuar të vazhdojë këtë lloj investimi për të përmbushur nevojat e konsumatorëve. / Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori