Një grua ishte shtirur kinse është shtatzënë për plotë nëntë muaj – dhe më pas ka “shpërthyer” barkun e saj në ditën që është dashur të sjell në jetë fëmijën, duke pretenduar se një grup i të rinjve e kanë sulmuar duke i nxjerr foshnjën nga barku.
Fjala është për një kolumbiane 37-vjeçe e identifikuar si Antonela Milena Padilla, e cila kishte përdorur këtë taktikë për të mashtruar burrin e saj, duke e bërë të besojë se është shtatzënë. Gjithë këtë mund e kishte bërë vetëm që ta bind që të mos e braktisë, transmeton Telegrafi.
Derisa muajt kalonin ajo rriste formën e barkut duke e mbushur me peshqirë dhe materiale tjera të buta, ndërsa imazhet e ultrazërit i printonte nga interneti për t’ia treguar familjarëve dhe miqve.
Për çudi burri i saj për asnjë moment nuk kishte dyshuar, madje ishte emocionuar në ditët e fundit të “shtatzënisë” dhe mezi priste të bëhej baba për herë të parë.
Por gjithçka u zbulua gjatë të shtunës së kaluar, në ditën kur është dashur të lind me prerje cezariane në një spital të qytetit.
Padilla nga qyteti Barranquilla në pjesën veriore të Kolumbisë, raportohet se ishte larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit për të shkuar në klinikë, por më vonë thuhet se ajo kinse ishte rrëmbyer nga një grup të rinjsh me një furgon të kuq të cilët e droguan.
Ajo pretendon se disa orë më vonë ishte zgjuar nga gjumi para një marketi në pjesën tjetër të qytetit, duke e kuptuar se më nuk e ka në bark fëmijën.
Më pas kishte telefonuar në shtëpi dhe i kishte thënë burrit dhe familjarëve se një grup të rinjsh që merren më trafikimin e organeve ia kanë nxjerrë nga barku fëmijën, të cilin synojnë ta shesin diku tjetër.
Të brengosur për shëndetin e saj, familjarët kundër dëshirës së saj e kishin dërguar në spitalin Nino Jesus de Soledad, ku mjekët e shokuar i telefonuan policisë të cilët filluan operacionin për kapjen e “rrëmbyesve”.
Megjithatë, dy zyrtarë policorë filluan të dyshojnë në rrëfimin e kësaj gruaje, në veçanti kur mjekët konstatuan se ajo nuk kishte pësuar lëndime nga thika. Dyshimet u rritën edhe më shumë, kur testet e gjakut rezultuan se ajo kurrë nuk kishte qenë shtatzënë dhe se në trupin e saj nuk ishte injektuar kurrfarë lloji i drogës.
Por, vjehrra e Padillas, emri i të cilës nuk është zbuluar, ka deklaruar për të përditshmen kolumbiane “Al Dia”, se reja e saj vazhdon të insiston se ajo ishte shtatzënë, transmeton Telegrafi.
“Edhe pas testeve të kryera, vazhdon t’i bind se ka qenë shtatzënë. Por, gjinekologu ka konfirmuar se ajo kurrë nuk ka qenë shtatzënë”, ka shtuar ajo.
Vjehrra e Padillas gjithashtu ka pranuar se biri i saj që ndante shtëpinë me Padillën në lagjen San Salvador, kurrë nuk ishte futur në zyrën e mjekut sa herë që kanë shkuar t’i kryejnë kontrollet e shtatzënisë, duke preferuar të pres në hyrje të spitalit.
“Barku i saj ishte i vogël, por biri im kurrë nuk ka dyshuar në këtë. Djali im ka jetuar me të, por kurrë nuk ia kishte prekur barkun apo të paktën të mundohet të ndjej lëvizjet e foshnjës në bark. Arsyeja pse kurrë nuk kemi dyshuar te barku i saj i vogël, është se disa femra gjatë shtatzënisë nuk e kanë barkun e madh”, ka shtuar vjehrra e saj.
Komandanti i policisë Mariano Cotero Coy, ka deklaruar se kanë filluar hetimet ndaj Padillas të cilës i kanë dërguar ftesë për intervistim. Ai shtoi se ajo mund të akuzohet për mashtrim.
Por, Padilla pasi që kishte kryer testet që e dëshmonin se ajo nuk ishte shtatzënë, edhe zhdukur nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow
Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit