Një delegacion i investitorëve gjermanë, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kanë shprehur interesim për sektorët e minierave dhe të energjisë së ripërtërirë në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Gashi njoftoi delegacionin gjerman për procedurat e aplikimit për t’u kualifikuar si investitorë strategjik dhe për punën që MDIS-i është duke bërë në krijimin e kushteve.
Ai ndërkaq vlerësoi lart rolin dhe interesimin e kompanive gjermane, ndërsa këta të fundit, duke falënderuar ministrin për pritjen, shprehën gatishmëri për t’i zgjeruar investimet e tyre në Kosovë edhe në sektorët e tjerë, duke u kualifikuar kështu si investitorë strategjikë.
Delegacioni gjerman vlerësoi procesin e investimeve strategjike si një formë më e lehtë dhe atraktive për investitorë seriozë.
Ndryshe, delegacioni i investitorëve gjermanë, që përbëhej nga Daniel Dauber, Urve Dietz, Frank Wisel, Gabriele Bitter dhe Ismail Yilmaz, e vizitoi Kosovën me iniciativë të Bekim Brestovci, drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Drejtësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?