LAJMI I FUNDIT:

Selmani: Referendumi duhet të ketë census, përndryshe është i dështuar

Selmani: Referendumi duhet të ketë census, përndryshe është i dështuar

Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni (KSHGM), Naser Selmani ka thënë se masiviteti i shqiptarëve “pro” referendumit mund të ndikojë te nacionalitët maqedonas për të penguar referendumin.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se në Maqedoni ka forca që mund ta ndalin referendumin.


“Nëse dëshirohet që referendumi të jetë i suksesshëm, atëherë patjetër duhet arritur censusin”.

Selmani tha se faktori politikë po mundohet të dërgojë mesazhin se ka apo jo census referendumi do të kalojë.

“Me takimet që kam pasur me ndërkombëtarët, ata insistojnë se referendumi duhet të ketë census. Sipas tyre nëse referendumi nuk ka census atëherë ai është i dështuar”, tha ai.

Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni ka thënë se është obligimi i partive qeveritare që të mobilizojnë elektoratin për të arritur censusin.

“Është obligim i partive qeveritare që të arrijnë censusin, sepse mënyra e të menduarit arrihet apo jo censusi referendumi kalon, u krijon argument nacionalistëve maqedonas dhe Rusisë se gjoja Maqedonia nuk e do NATO-n por po e fusin me forcë”, tha ai.

Selmani tha se edhe pyetja e referendumit ka qenë e shtruar gabimisht.

“Pyetja pse të mos ishte e thjeshtë “A jeni për marrëveshjen me Greqinë”, sepse çdo qytetar i Maqedonisë e di pse po bëhet kjo marrëveshje”, tha Naser Selmani.

Ai ndër të tjera tha se pa mbështetjen e BDI-së, censusi vështirë se arrihet.

“Maksimumi që mund të mobilizojnë është rreth 600-700 mijë votues. Mungojnë edhe 200 mijë, e këto vota i siguron vetëm VMRO”, shtoi Selmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori