LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Censusi do të arrihet

Ahmeti: Censusi do të arrihet

Në emisionin “24 Analiza” në pyetjen e gazetares se çka nëse mbushen kutitë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se këto janë deklarata për politikë ditore dhe nëse opozita e mban këtë qëndrim, kjo tregon se ata janë në panik.

Ahmeti shtoi se përveç qytetarëve të Maqedonisë, pret edhe nga mërgata të votonin në referendumin e 30 shtatorit, ndërsa në pyetjen se kush do t’ua mundësojë fluturimin deri në Maqedoni, ai tha se shumica janë pensionistë që jetojnë në mërgatë dhe se me mjete vetjake do të financojnë udhëtimin e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti konsideron se censusi do arrihet, por edhe nëse nuk arrihet pjesa më e madhe do të votojë më 30 shtator për shkak se njerëzit janë të përcaktuar për të ardhmen dhe jo në të kaluarën./Telegrafi/