LAJMI I FUNDIT:

Një e treta e qytetarëve të Maqedonisë flasin një gjuhë të huaj

Një e treta e qytetarëve të Maqedonisë flasin një gjuhë të huaj

Në vitin 2016, 38 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, midis 25 dhe 64 vjeç, kanë thënë se kanë njohur nga një gjuhë e huaj. Kur bëhet fjalë për njohje të dy gjuhëve të huaja ky numër pëson rënie në 20 për qind, ndërsa vetëm nëntë për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë njohur nga tre ose më shumë gjuhë të huaja, tregojnë të dhënat e fundit të Institutit Evropian për Statistikë, Eurostat, të publikuara me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Maqedonia shënon rezultate më të këqija nga BE-ja në tërësi, por më të mira nga disa vende-anëtare të Unionit.


Në nivel të BE-së, 65 për qind e qytetarëve thonë se njohin një gjuhë të huaj, tregon Eurostat.

Pas vendeve-anëtare, rezultate më të mira shënojnë Suedia me 97 për qind, Letonia, Danimarka dhe Lituania me 96 për qind, Luksemburgu me 95 për qind, Finlanda dhe Malta me 92 për qind dhe Estonia me 91 për qind.

Finlanda dhe Sllovenia, madje, kanë shifra më të larta lidhur me njohjen e tre ose më shumë gjuhëve të huaja (45 dhe 38 për qind).

Njohje më të ulët të gjuhëve të huaja ka në Britani të Madhe ku vetëm 35 për qind e qytetarëve njohin një gjuhë të huaj, pastaj Rumania me 36 për qind, Hungaria 42 për qind dhe Bullgaria ku gjysma e popullatës nuk njeh asnjë gjuhë të huaj./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori