LAJMI I FUNDIT:

Shtatë fotografitë që bënë historinë (Foto)

Shtatë fotografitë që bënë historinë (Foto)

Nga vuajtjet e një fëmijë në Afrikë, tek vajtimi i një nëne në Turqi, nga vetëdjegja e një murgu budist në Tibet, nga dora e një bebeje ende të palindur që kapet pas duarve të mjekut, e deri tek fotoja e Omayra Sanchez.

Më poshtë janë disa prej fotove më tronditëse që kanë ndryshuar historinë e konflikteve, foto që kanë tronditur dhe vënë në pikëpyetje të mëdha vlerat e shoqërisë moderne, foto që flasin kundër dhunës! Kundër luftës! Kundër urisë! Foto shprese e lirie!


Veçohet fotoja e Frank Fournier e vitit 1985 në Tolima, Kolumbi.

Omayra Sanchez u përjetësua në një imazh tragjik të saj. Vetëm 13 vjeç ajo mbeti e bllokuar nën rrënojat e shkaktuara pas shpërthimit të vullkanit.

Pasi e gjetën, përcjell tch, grupet e emergjencave nisën punën për shpëtimin e saj. Këmbët e 13-vjeçares kishin ngecur në një strukturë metalike dhe ishte e pamundur nxjerrja e saj në sipërfaqe pa i prerë këmbët.

Grupet e shpëtimit u vunë përballë një dileme të madhe. Në mungesë të mjeteve për ndalimin e gjakderdhjes pas amputimit, ajo do të humbte jetën, po ashtu edhe nëse do të lihej aty.

Pas orësh të tëra mes jetës dhe vdekjes, 13-vjeçarja nisi të shihte halucinacione. Nisi të këndojë, të thotë që ishte vonë për në shkollë, të flasë për një provim në lëndën e matematikës…dhe pas 60 orësh agoni, ndërroi jetë.

Fotoja ishte simbol e protestave që pasuan më vonë në Kolumbi që kritikonin autoritetet për paaftësinë për t’iu përgjigjur në kohë emergjencave.

Vuajtjet e një fëmije afrikan që duket sikur pret vdekjen…pas korbi pret vaktin e radhës
Një bebe ende në barkun e nënës së shtrëngon dorën e mjekut
Një murg budist i vë flakën vetes në shenjë proteste kundër autoriteteve kineze
Pas një tërmeti, vajtimi i një nëne në Turqi
Nëna hedh fëmijët e saj për t’i shpëtuar nga flakët
Një i burgosur irakian dhe djali i tij
Oymara Sanchez Garzon,, viktimë e shpërthimit të një vullkani në Kolumbi

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Kalo në kategori