LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Tanku” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale

Seanca gjyqësore për lëndët “Tanku” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për procedurën e ndarë për lëndën “Tanku” të PSP-së dhe për lëndën “Tarifa”.

Në seancat paraprake të procedurës së ndarë për “Tank”, e cila zhvillohet kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska janë dhënë prova materiale dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë, të cilët në njëfarë mënyre janë përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “Mercedes Guard” në vlerë prej 600.000 eurove në vitin 2012.


Dëshmitarët të cilët kanë dhënë deklarata në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tanku”, janë dëgjuar edhe në rastin i cili tani më përfundoi me aktgjykim prej dy vjet burgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për ish-ndihmës ministrin në MPB Gjoko Popovski.

Në Gjykatën Penale sot gjithashtu vazhdon gjykimi i ish-drejtorit të përgjithshëm të “SHA ELEM”, Dejan Boshkovski si dhe dy personave tjerë, të cilët janë akuzuar në rastin “Tarifa”.

Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “ELEM” në vlerë prej rreth katër milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori