LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ata që me lehtësi flasin për territore, bëjnë hajgare me shtetin

Limaj: Ata që me lehtësi flasin për territore, bëjnë hajgare me shtetin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur nëse ai si kryesues i ekipit të Qeverisë në dialog me Serbinë është i gatshëm të negocioj për territor.

“Nëse ju kemi para vetes një zëvendëskryeministër që ju thotë me aq lehtësi: po do të flasim për territore, atëherë ju s’keni Qeveri, ju keni një grup njerëzish qe s’dinë çka është Kushtetuta dhe bëjnë hajgare me shtetin”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Click’ të RTV21.


“Kurrë mos prisni nga unë as në nivelin e  zëvendëskryeministrit, e as të drejtuesit të partisë, që unë flas, spekuloj e bëhem aventurist me fol për rrënimin e shtetësisë së vendit tim”, ka thënë Limaj. /Telegrafi/