LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Do të vendosim ekipe mobile sipas modelit shëndetësor evropian bashkëkohor

Filipçe: Do të vendosim ekipe mobile sipas modelit shëndetësor evropian bashkëkohor

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi vizitë në Bogdanci ku në ambulancën e cila punon në përbërje të Shtëpisë Shëndetësore të Gjevgjelisë, bisedoi me të punësuarit që të njoftohet me kushtet dhe organizimin e punës, për mënyrën e dhënies së shërbimeve mjekësore pacientëve, por edhe për problemet aktuale që do të kërkohen mënyra për mënjanimin e tyre.

“Do të vendosim ekipe mobile sipas modelit evropian të cilat do t’i promovojmë në shumë rajone të vendit. Ato ekipe mobile janë megjithatë sistem i ekipeve patronazhe të cilat për dallim nga të tanishmet do të kenë rëndësi për veprimtari të zgjeruar dhe listë të shërbimeve të cilat do t’u ofrojnë banorëve afër dhe në shtëpitë e tyre, gjegjësisht në ambulancat e rajoneve rurale”, deklaro ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas Filipçes, ato ekipe do t’u ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve dhe do të jenë në koordinim të vazhdueshëm me mjekët amë, ndërsa me këto do të zvogëlohet edhe vëllimi i punës i shërbimit urgjent i cili tani kryen punë të cilat, siç thotë ministri, aspak nuk janë në përshkrimin e veprimtarisë së tyre.

Pas vizitës në ambulancë, Filipçe me banorët lokal bisedoi për rëndësinë e referendumit, për rëndësinë e tij në vendin tonë dhe për benificionet nga integrimi në BE dhe NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori