LAJMI I FUNDIT:

Telefonata që i priu vrasjes së Agonis Tetajt

Telefonata që i priu vrasjes së Agonis Tetajt

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë ndaj të dyshuarit Shaban Gogaj, i cili dyshohet se dy ditë me parë në lokalin e tij në Deçan e privoi nga jeta punëtorin Agonis Tetaj.

Sipas prokurorisë, më 23 shtator 2018, në lokalet e kompanisë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj me dashje e ka privuar nga jeta Agonis Tetajn, dhe ka vënë në rrezik persona të tjerë.


Më herët Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës se paraburgimit ndaj Shaban Gogaj, të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetaj, dy ditë më parë në Deçan.

Vritet një person në Deçan
Lexo po ashtu Vritet një person në Deçan

Prokuroria kërkesën e ka mbështetur mbi dyshimet se i dyshuari mund ta pengojë rrjedhën normale të procedurës hetimore dhe të ndikoje në dëshmitarë pasi që “shumica janë punëtorë të tij”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se i dyshuari Gogaj mund të fshehë prova.

Gjithashtu prokuroria pretendon se raportet ndër-familjare janë të acaruara pas vrasjes së dielës dhe “mund të vijë deri te kryeja e ndonjë vepre tjetër penale”.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, avokati Gëzim Baloku, tha së prokuroria është ngutur me kualifikim juridik dhe kërkoi nga gjykata që të dyshuarit t’i caktohet arresti shtëpiak.

“Mendoj që prokuroria së pari është ngutur në kualifikimin e veprimeve të të dyshuarit, kur e ka kualifikuar si vrasje e rëndë. Këtë e them për shkak se duke marrë parasysh lajmin e parë në media, që ka qenë vrasje aksidentale, këto të dhëna në media i kanë dhënë organet policore. Ne i propozojmë gjykatës që të dyshuarit t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak pasi që është mjaft e rëndë dhe e pengon ndikimin në dëshmitar”, tha mbrojtësi Gëzim Baloku.

Ky është i riu Agonis Tetaj që u vra sot në Deçan (Foto)
Lexo po ashtu Ky është i riu Agonis Tetaj që u vra sot në Deçan (Foto)

Po ashtu prokurorja e rastit e rastit, Sahide Gashi, e njoftoi gjykatën se prokuroria ka ndërmarrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak së ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari e ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Shaban Gogaj dyshohet se më 23 shtator 2018, në lokalet e kompanisë “Gogaj AG”, me dashje e ka privuar nga jeta Agonis Tetajn, dhe ka vënë në rrezik personave të tjerë.

Sipas prokurorisë, i dyshuari menjëherë pasi kishte marrë një telefonatë, kishte shkuar te sirtari në zyrë, e kishte marrë pistoletën, dhe pasi e kishte futur fishekun në tytë, e kishte qëlluar në kokë tani të ndjerin Agonis Tetaj.

Ai po ashtu dyshohet për armëmbajtje pa leje, pasi që gjatë kontrollit të policisë në sirtarin në fjalë janë gjetur 2 armë të cilat kanë rezultuar se janë pa leje./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori