LAJMI I FUNDIT:

Pozita e opozita nuk pajtohen për reformën zgjedhore

Pozita e opozita nuk pajtohen për reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive politike në vend nga pozita dhe opozita nuk janë pajtuar për kohën se kur duhet të bëhet reforma zgjedhore.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu në një diskutim me temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”, e organizuar nga Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D), ka thënë që është e papranueshme për LVV-në, që të bëhet një reformë zgjedhorë pikërisht tani, pasi sipas saj po tentohet që me këto diskutime t’i zgjatet mandati qeverisë aktuale.

“Kemi një qeveri të pakicës, një kuvend jofunksional. Është e papranueshme për LVV-në,  që të bëhet një reformë zgjedhore pas këtyre ndryshimeve ligjore. Po më duket që vënia në diskutim të kësaj ka të bëjë më zgjatjen e mandatit të qeverisë aktuale. Po e përdorin reformën zgjedhore për mbijetesë. Ne jemi për zgjedhje dhe duhet të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.


Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se AAK-ja është për reformë zgjedhore.

“Po flasim për një reformë zgjedhorë në Kosovë. Ka pas iniciativë edhe më herët, që të bëhet një reformë qoftë duke u ndryshuar edhe ligji për zgjedhje. Jemi për reformë zgjedhorë, sepse sa më shumë fortësohet sistemi zgjedhore aq më kredibile është vendi”, ka thënë Ahmeti.

Deputeti i AAK-së, Ahmeti po ashtu ka theksuar se kjo reformë është iniciuar kohë më parë dhe duhet të bëhet.

“Partitë opozitare kanë të drejtë që qysh nga dita e parë të kërkojnë zgjedhje, por kjo nuk e pengon që reforma zgjedhore të mos vazhdoj aty ku është lënë pasi e di që është iniciuar dhe ekziston një draft”, tha ai.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka thënë se momenti më i mirë për të filluar me reformë zgjedhore është pikërisht tani.

“Reforma zgjedhore jo vetëm që është nevojë por edhe domosdoshmëri. Është temë e përfolur e zvarritur, por edhe e papërfunduar. Elementi kyç për reformë zgjedhore është vullneti politik. Mendojmë që koha më e përshtatshme për të hyrë në reformë zgjedhore është kjo. Partitë politike duhet ta marrin me seriozitet të madh këtë çështje. PDK-ja, mendon që është koha tani që të hyhet në një proces të rishikimit substancial”, potencoi Bajrami.

Ndryshe, edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, kohë më parë u ka bërë thirrje institucioneve dhe subjekteve politike që sa më shpejt të fillojnë reformën zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori