LAJMI I FUNDIT:

Mbi 4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8 muaj

Mbi 4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8 muaj

Fluksi i vizitorëve të huaj në Shqipëri, në muajin gusht 2018 u rrit 21.1%

Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar dhe cilësore. Fluksi i lartë i turistëve, veçanërisht atyre të huaj në vendin tonë, shoqëroi edhe muajin gusht të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare, ku evidenton se në total për 8-mujorin 2018, në Shqipëri kanë hyrë 4.4 milionë të huaj, me rritje 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin gusht 2018, është 2 120 822, krahasuar me gushtin 2017, ky tregues rezulton me rritje 21.1%.

Në gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1 449 952. Krahasuar me gushtin 2017, ky numër është rritur me 26.9 %.

Si tremujor, bën të ditur INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tetëmujorin e 2018 është 4 397 638 duke u rritur me 16.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Shifrat e INSTAT konfirmojnë edhe parashikimet e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC), i cili njoftoi për një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018.

Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve. WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134.1 miliardë lekë (USD 1124.1 mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028. Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028, transmeton atsh.

Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3471.9 milionë), ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliardë lekë (USD 5,735.0 milionë), ose 28.9% e PBB në vitin 2028.

Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.

Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori