Shkrimtari dhe politikani serb Vuk Drashkoviq është i bindur se shumë shpejtë do të vjen deri te pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve dhe se kryetari serb Aleksandar Vuçiq sinqerisht është i përcaktuar për evropianizimin e Serbisë, për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe për pajtim strategjik në rajon.
“I besoj Vuçiqit kur thotë se asnjë armiqësi nuk mund të shuhet me armiqësi, por me miqësi, dhe konsideron se përcaktimi evropian i Vuçiqit nuk është vetëm marketing”, thotë Drashkoviq.
Vetëm në një gjë thotë nuk pajtohet me të, e kjo është NATO, ka thënë Drashkoviq në një intervistë dhënë për revistën kroate Globus, transmeton Insajderi.
Drashkoviqi ka thënë se ai e kishte zgjedhur problemin e marrëdhënieve më Kosovën në dy hapa.
Në hapin e parë kishte luftuar për atë se SHBA, Bashkimi Evropian dhe NATO të jenë garantues të planit të Martti Ahtisaarit nga viti 2007, në të cilin ishte zgjidhur edhe problemi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në hapin e dytë, shton ai, Serbia dhe Kosova, si dy shtete të pavarura do t’i kishin duart e zgjidhura të merren vesh edhe për korrigjimin e kufijve të tyre.
“Jam i bindur se deri te pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve do të vijë, edhe atë shumë shpejtë”, ka thënë Drashkoviq.
Në vërejtjen e gazetarit se bazuar në medie dhe gazetat serbe kjo nuk mund të konstatohet, Drashkoviq thotë:
“Mos i lexoni gazetat, t’i harrojmë gazetat. Menjëherë pas normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Kosovës do të jetë më i suksesshëm sesa bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë do t’i ngarkojnë gjërat e vogla{.
“Jetojmë njëri afër tjetrit, jetojmë bashkë, Kosova është edhe me rrugë edhe me gjithçka e orientuar kah Serbia. Eksporti ynë (eksporti i Serbisë – v. j.) në Kosovë sot është shumëfish më i madh se eksporti në Rusi dhe Kinë bashkë”, ka thënë Drashkoviq.
Ai pretendon se NATO është i vetmi për të cilin nuk pajtohet me Vuçiqin.
“Vuçiq është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, ndërsa unë mendoj se edhe anëtarësimi ynë në Bashkësi Evropiane varet prej anëtarësimit tonë në NATO. Flas dhe shkruaj se për Serbinë NATO është zgjedhja e rrugës, pra caku, ndërsa BE udhëtimi. Nëse hyn në trenin e gabuar, atëherë çdo stacion gjatë rrugës është i gabuar”, ka thënë Drashkoviq.
“Ne duhet të zgjedhim: ose do të jemi në tryezë ose në meny. Flas dhe shkruaj se Serbia është nga të gjitha anët e rrethuar me shtete të cilët janë në BE dhe në NATO. Dhe Serbia nuk ka krahë të fluturojë deri në Vollgë dhe Siberi”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A