LAJMI I FUNDIT:

Të dënuarve në rastin “Sopoti” u refuzohet kërkesa për dëmshpërblim (Dokument)

Ish-të dënuarit në rastin “Sopoti” në fundjavë janë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë me përgjigjen negative të këtij dikasteri ndaj të drejtës së tyre për dëmshpërblim, njofton Alsat-M.

Jo zyrtarisht mësohet se dikasteri i Renata Deskoskas, nuk ka buxhet për ta mbuluar dëmin e sopotasve. Megjithatë arsyet zyrtare pritet t’i shpalosin avokatët e ish të dënuarve. Në rast se resori Drejtësisë nuk i mbulon dëmet për shkak të mungesës së buxhetit, çështja kalon në instanca gjyqësore.

Kërkesa për dëmshpërblimin e një pjese të dënuarve ishte dërguar në muajin maj të këtij viti.