Shqiptarët janë Ilirë. Kjo shfaqet gjatë gjithë rrugës kur kërkon për ngjashmëri mes ilirëve sllovenë dhe shqiptarëve, shkruan portali slloven “dello.si” në një reportazh që ia dedikon Shqipërisë.
Në Muzeun Kombëtar Etnografik, që i dedikohet heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-1468), fjalët e filozofit antik grek Demosteni qëndrojnë mbi Krujë, i cili thotë se populli ilir nuk mund të pushtohet.
“Ata nuk do pranojnë asnjëherë të skllavërohen, më shumë se çdo gjë ata duan lirinë dhe sovranitetin”, thotë Demosteni
“Sllovenët e dashurojnë muzeun tonë”, thotë drejtori i tij, Mehdi Afiza, i cili i pret personalisht vizitorët në muze, duke shtuar se ai ka pritur dy ish-presidentë të Sllovenisë, Milan Kuçanin dhe Danilo Turkun.
“Madje edhe Kolinda Grabar Kitaroviq (Kroaci) na vizitoi dhe bëri fotografi aty-këtu”, tregon plot kënaqësi drejtori i muzeut.
Muzeu u ndërtua mbi rrënojat e kështjellës së vjetër sipas planeve të Pranvera Hoxhës, vajzës së Enver Hoxhës. Muzeu që i dedikohet liderit ushtarak, i cili dinte se si të mundte turqit, është i dekoruar bukur dhe ky qytet historik është vetëm një orë e gjysmë larg Tiranës.
Tirana është një vend shumë i larmishëm dhe kjo vërtetohet nga arkitektura bashkëkohor, që me lëvizje dinamike dhe ngjyra kumbuese gjallërojnë qytetin.
Në Muzeun Historik Kombëtar përfaqësohet drejtpërdrejtë historia shqiptare e pasluftës dhe periudha e diktaturës komuniste, me dokumente që dëshmojnë për vrasjet e të gjithë atyre që ishin kundër regjimit.
Për të mos u humbur është pjesa ku tregohet se si ata hapën dyert dhe, pavarësisht varfërisë, pranuan një numër të madh të refugjatëve nga Kosova në periudhën jo shumë të largët të luftimeve ballkanike me Serbinë. Ndërsa, një departament më vete i dedikohet Nënë Terezës.
Nga ana tjetër, në Galerinë Kombëtare gjatë periudhës së tranzicionit, ata nuk bënë spastrime të tepruara. Disa punime artistike vërtetë ia vlen të shihen edhe pse i dedikohen përpjekjeve të partizanëve për çlirim. Por, disa statuja janë hequr nga galeria, se në fakt përfaqësonin “heronj” të proletariatit si Stalini, Lenini apo Enver Hoxha.
Shumë mbresëlënëse janë edhe veprat e piktorit shqiptar, ende gjallë, Skender Kamberi. Këtu do të gjeni edhe retrospektivën e Edi Hilës nga Shkodra, i cili në vitet 1970 u dënua nga regjimi komunist. /atsh/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit