LAJMI I FUNDIT:

Presidentja kroate: Maqedonia i përket familjes së NATO-s dhe BE-së (Video)

Presidentja kroate: Maqedonia i përket familjes së NATO-s dhe BE-së (Video)

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabari-Kitaroviq, përmes një video ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që në referendumin e 30 shtatorit të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.

Ajo thotë se Kroacia do ta mbështetë fuqishëm Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve, duke shtuar se shteti i përket familjes së NATO-s dhe BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Të dashur miq, Kroacia ju mbështet fuqishëm për vendimin historik në referendumin e ardhshëm. Ju i përkisni familjes së BE-së dhe NATO-s dhe Kroacia është e gatshme t’ju mbështesë në rrugën tuaj, duke ju treguar përvojat tona. Kjo është një mundësi për të kontribuar për stabilitetin dhe progresin për gjithë Evropën Juglindore. Në fund, vendimi është i juaji dhe ne do t’ju mbështesim në gjithë hapat tuaj”, thotë presidentja kroate.

Përndryshe, në prag të referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni, për marrëveshjen me Greqinë, liderë të shumtë botëror, duke shfrytëzuar rrjetet sociale kanë mbështetur referendumin dhe kanë ftuar qytetarët e vendit që më 30 shtator të votojnë “pro”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori