LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Kelmendi thotë se Vetëvendosje po e forcon Thaçin

Gëzim Kelmendi thotë se Vetëvendosje po e forcon Thaçin

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka dalë me reagim në lidhje me protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e thirrur për të shtunën e 29 shtatorit.

Sipas Kelmendit, kjo protestë e thirrur vetëm e tregon edhe më qartë autoritetin e Presidentit Hashim Thaçi, por aspak nuk e dobëson atë.

Për më shumë ja reagimi i plotë i tij:


”Protesta e thirrur e VV-së e forcon edhe më shumë pozicionin dhe autoritetin e Presidentit Thaçi.

Vet motoja e VV-së ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” synon të tregoj autoritetin e Presidentit Thaçi.

Por jo, Presidenti Thaçi nuk mundet të vendosë asgjë për popullin e Kosovës në këtë rast.

Edhepse ai po insiston në idenë e tij për korrigjim të kufijve, Presidenti Thaçi asgjë nuk mund të vendos.

Ngase për të realizuar marrëveshje ndërkombëtare i duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i duhen votat e 80 deputetëve.

Kështu që kjo ide e Presidentit Thaçi aktualisht është e pamundur të realizohet.

Vet koalicioni qeverisës i ka 60 deputet, edhepse brenda vet koalicionit ka kundërshtime për këtë ide.

Pastaj LDK-ja është kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve.

Kështu që kjo protestë nuk është e qëlluar.

Më shumë është për poena politik, pas goditjeve të brendshme që ka marrë VV-ja.

Në parim unë jam kundër protestave ngase shpesherë kanë shkaktuar dhunë, vrasje, lëndime dhe pasoja të ndryshme.

Por nëse VV-ja mendon të i kontribon vendit përmes protestave, deri tani ka pasur me dhjetëra arsye të protestoj kundër vendimeve të dëmshme të kësaj qeverie të udhëhequr nga koalicioni PAN-AKR-Lista serbe.

VV-ja ka treguar frikë dhe mungesë të guximit politik përballë Kryeministrit Haradinaj.

VV-ja po mendon ta rikthen imazhin e saj të humbur, me anë të protestave.

Asnjë protestë e saj prej themelimit të saj nuk i ka sjellë dobi vendit dhe qytetarëve.

Por përkundrazi, protestat e VV-së ka sjellur vetëm viktima, dhunë dhe dëme të ndryshme.

VV-ja shumë e ka të lehtë ta rrëzoj edhe Presidentin Thaçi edhe të i fitoj zgjedhjet.

Le të bëhen bashkë në koalicion parazgjedhor LDK-VV dhe kështu shpresoj do të i fitojnë zgjedhjet.

Ndërsa tani e deri sa të mbahen zgjedhjet, VV-ja sëbashku me LDK-në të bëhen parimor, ti mbajnë premtimet pe parazgjedhjeve, mos të frikësohen nga Kryeministri Haradinaj dhe mos të i mundësojnë kuorumin koalicionit qeverisës në seanca plenare.

Le të fillojnë pregaditjet për zgjedhje ngase këtë koalicion po e mbanë vetëm një ” pe i hollë” dhe gërshërët e këtij peri i ka Presidenti Thaçi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori