LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e Ahmet Krasniqit bëjnë të ditur se Gjykata Speciale po merret me zbardhjen e vrasjes

Familjarët e Ahmet Krasniqit bëjnë të ditur se Gjykata Speciale po merret me zbardhjen e vrasjes

Behxhet Krasniqi, vëllai i ish-kolonelit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes të Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqit ka treguar se Gjykata Speciale është duke u marr me zbardhjen e vrasjes së vëllait të tij.

Në një prononcim për T7, Krasniqi ka thënë se familja e tij është kontaktuar nga personat përgjegjës.

“Gjykata Speciale ka fillu me u marrë me këto sene, na ka njoftu që e ka në juridiksionin e vet. Familja është kontaktu, ka marrë përgjigje që ata e kanë nën juridiksion kjo nuk do të jetë e mbyllur. Ka me zbërthy nashta ka me zgjat pak ama e vërteta ka me dalë sheshit”, ka thënë Behxhet Krasniqi, vëllai i ish-Ministrit të Mbrojtjes.


Ndër tjera Behxhet Krasniqi ka folur edhe rreth deklaratës së Gani Gecit ku ky i fundit thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

“…nëse është Hashim Thaci uroj që ta marrë dënimin e merituar”, ka deklaruar Krasniqi.

Në ditën e rivarrimit të eshtrave të Ahmet Krasniqit në Prishtinë doli Gani Geci me akuza se Presidenti aktual, Hashim Thaçi, kishte dhënë urdhër për vrasjen e Krasniqit. Madje, Geci tha se do të jetë dëshmitar i Gjykatës Speciale në ballafaqim me ish-udhëheqësin politik të UÇK-së.

Ahmet Krasniqi ishte udhëheqës i Ministrisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Kishte shkuar në Shqipëri për të përgatitur ushtarët të hynin në Kosovë, një pjesë e të cilëve kishin hyrë përmes Betejës së Koshares.

Para se të vritej, Ahmet Krasniqi ishte çarmatosur dhe i ishin konfiskuar disa armë nga institucionet e sigurisë së Shqipërisë. Në kohën e vrasje së Krasniqit në pushtet në Shqipëri ishte PS-ja, ndërsa Shef i SHIK-ut, Fatos Klosi, tash veteran i UÇK-së.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori