Anoreksia e bëri ‘asht e lëkurë’, mjekët mahiteshin se dukej si kufomë e gjallë dhe mund të luante në filma horror (Foto)
Kristina Karyaginas nga Barnaul i Rusisë, që peshonte sa një fëmijë katërvjeçar si pasojë e anoreksisë, i ishte thënë prej mjekëve që dukej si kufomë e gjallë dhe mund të bëhej pjesë e filmave horror.
Trupi i saj dukej si ‘asht e lëkurë’ kur ra në vetëm 17 kilogramë, pasi me të përfunduar shkollën e mesme ndaloi edhe së ngrëni, transmeton Telegrafi.
Tani 26-vjeçarja po trajtohet falas prej mjekëve, të cilët panë fushatën në Instagram, ku miqtë e saj kërkonin të holla që ajo të trajtohej për sëmundjen. Gjatë fundit të adoleshencës, ajo mbijetonte vetëm me copëza të bananeve dhe nga ndonjë mollë në ditë.
Pasi përfundoi fakultetin juridik, gjendja e saj u rëndua dhe mbeti në banesë, e pafuqishme të lëvizte. Me t’ia mbledhur 1,500 euro, Karyagina me nënën e saj shkuan në Nizhny Novgorod, ku e priste ekipi i specializuar, që nisën menjëherë procesin e trajtimit.
Në ditën e dytë të trajtimit, ajo hëngri edhe disa ushqime të vogla, që nuk ishin pemë. “Për mua ishte e pabesueshme, ta shihja të bijën që hante fasule të fërguara. Nuk po i besoja syve, isha mësuar ta shihja vetëm duke ngrënë copëza pemësh dhe teksa pinte ujë”, ka thënë nëna saj Maria.
Mësohet se pas një viti, ajo për herë të parë e ka ngrënë një shujtë të vogël, ndërsa ka dalë me të ëmën për një xhiro rreth qendrës ku është duke u rehabilituar.
Megjithëse ende ka peshë të lehtë, Karygaina i ka shpëtuar peshës prej 17 kilogramë, ku shumë anoreksikë mbesin të vdekur.
Vullneti dhe këmbëngulja, po e ndihmojnë atë të luftojë me këtë sëmundje të rëndë, që po përhapet vazhdimisht, ndërsa po bëhet shumë pak për ta trajtuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/8S0mFWCh7I8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi
Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje