LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet letra që çoi në dënimin për herezi të Galileit

Zbulohet letra që çoi në dënimin për herezi të Galileit

Del në dritë një gjetje e rëndësishme. E zbuluar në Arkivat e Shoqërisë Mbretërore të Shkencave në Britani, ajo është letra origjinale me anë të së cilës Galileo Galilei ishte i pari që i paraqiti një miku italian argumentet heliocentrike kundër doktrinës “heretike” të Kishës se Dielli rrotullohet rreth Tokës

Letra, e cila u konsiderua si e humbur, hedh dritë mbi polemikat e gjatë të fizikanit dhe astronomit italian me autoritetet katolike romake, të cilat përfunduan me dënimin e tij për herezi në vitin 1633. Letra me shtatë faqe e firmosur me inicialet “G.G.” (Galileo Galilei), e cila ishte shkruar më 21 dhjetor 1613, zbulon se në fillim të konfliktit historik të shkencës dhe kishës, Galileo kishte një vetëdije të qartë të rrezikut dhe u përpoq të “zbuste” akuzat e tij.


Kjo letër ishte e njohur, pasi i kishin bërë kopje të mjaftueshme. Ka dy versione të saj: një e dërguar nga një “informator” i inkuizicionit në Romë dhe një tjetër në një gjuhë më të moderuar. Për shkak se kishte humbur formulimi origjinal nuk ishte e qartë nëse Inkuizicioni kishte gatuar një version më ‘heretik’ të letrës për të inkriminuar më shumë Galileon dhe miqtë e tij.

Zbulimi i letrës origjinale tregon se Galilei gënjeu kur tha se fjalët e tij ishin keqinterpretuar fjalët e tij. Ishte ai që shkroi një version më të “moderuar” të teorive të tij dhe ia dërgoi letrën një shoku të matematikanit Benedetto Kastelli në Universitetin e Pizës duke i kërkuar atij që ta promovonte në Vatikan. Por, ishte tepër vonë, pasi letra e tij origjinale dhe kishte mbërritur prej kohësh në Selinë e Shenjtë. /Gazeta Tema/

Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori