LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton Fehmi Lladrovcin, ndan historinë që kishte me të

Kurti përkujton Fehmi Lladrovcin, ndan historinë që kishte me të

Kreu i VV, Albin Kurti, ka kujtuar se sot e 20 vite më parë dhanë jetën për lirinë e Kosovës Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci si dhe luftëtarja e re, që ata e kishin si bijën e tyre, studentja Fatime Hetemi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka treguar se si e ka njohur Fehmi Lladrovcin dhe ka folur për kontributin e tij para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Fehmi Lladrovcin e kam njohur personalisht, me të e kam festuar 28 Nëntorin në vitin 1997 në Gjermani. Fehmiu e Xheva shndrisin në historinë e luftës sonë çlirimtare si dy yje. Shndrisin nga pastërtia e dëlirësia e idealit të tyre, nga guximi e trimëria, nga dija e atdhetaria. Ata të dy vinin nga familje patriotësh të përndjekur nga regjimi pushtues serb. Të dy i bashkonte dëshira për liri e vullneti për punë e dije. Xheva i kreu dy fakultete, Fehmiu e vazhdoi shkollën në Kosovë e jashtë vendit dhe kreu Fakultetin e Makinerisë në Zagreb të Kroacisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Ka thënë se në letërkëmbimet mes tyre, kur Fehmiu ishte në burg gjatë viteve ‘80 dallohet një formim kulturor i pazakontë, rezultat i leximeve e mendimeve të thella.

“Fehmiu gëzonte respektin dhe besimin e palëkundur të dy Ademëve, Adem Jasharit, me të cilin e lidhi organizimi për luftë në Drenicë e kudo, dhe Adem Demaçit, me të cilin u njoh gjatë burgut, dhe me të cilin po ashtu pati një letërkëmbim që do të ishte mirë të studiohej sot, jo nga pushtetarët analfabetë por së paku nga studentët. Burgjet dhe pengesat nuk e ndalën dashurinë mes tyre, por e forcuan atë. Në mërgatë të dy bashkëshortët heronj u angazhuan për forcimin e organizimit çlirimtar, dhe bashkë me studenten e re, Fatime Hetemin nga Bistrica e Leposaviqit, ata ishin ndër të parët që nisën luftën e organizuar në terren. Fehmi Lladrovci ishte organizator e luftëtar i mrekullueshëm, dhe ishte komandanti i parë i brigadës së parë të organizuar të UÇK-së”, ka shkruar tutje ai.

Pas rënies së tyre në një betejë të ashpër, shkruan tutje Kurti, ballë për ballë me ushtrinë e tanket e pushtuesit, brigada mori emrin “Fehmi Lladrovci”, e vendi ku ata ranë, sot quhet “Kodra e Qëndresës”.

“Ne bëmë sot homazhe për ju, që na i keni mundësuar secilën ditë të lirisë që e jetojmë dhe përjetojmë. Xhevë, Fehmi e Fatime, ju jeni shembulli i çdo gruaje a burri që e do vendin e popullin e vet me ndershmëri, me sakrificë, me guxim, e pa asnjë hile, poshtërsi a përfitim. Ju jeni nderi e historia jonë”, ka përfunduar Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori