Kuvendi Komunal i Drenasit në mbledhjen e rregullt të mbledhjes ka votuar buxhetin komunal për vitin 2019 dhe projeksionin për vitet 2020-2021.
Me 16 vota të Grupit Parlamentar të PDK-së, 1 votë nga Anëtari i LDK-së, Bedri Nika është votuar me disa ndryshime buxheti i komunës për vitin 2018 dhe projeksioni për vitet 2020-2021, ndërsa të gjitha grupet parlamentare të opozitës, ne shenjë revolte për mos hapjen e paraleleve të fuzionuara, kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk kanë prezantuar në votim, përveç Anëtarit nga NISMA Socialdemokrate, Nexhmedin Bala.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, përmes një njoftimi ka theksuar se miratimi i buxhetit komunal për vitin 2019 është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë, ngase rrjedh pas dëgjimeve buxhetore ku janë përfshi të gjitha lokalitetet, lagjet e fshatrave dhe qytetit të Drenasit. Jam i lumtur se me këtë buxhet, do të jetësojmë prioritetet e parashtruara nga qytetarët, brenda kornizave buxhetore”, ka thënë kryetari Lladrovci i cili edhe ka falënderuar asamblistët që i kontribuan këtij vendimi.
Ne këtë mbledhje po ashtu është diskutuar edhe Raporti i punës të Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2018, ndërsa janë miratuar të gjitha pikat e parapara. Kanë kaluar edhe këto pika; propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban, propozim vendimi për formimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Persona me Aftësi të Kufizuara, propozim vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pjesës se ngastrës kadastrale nr. 2358, e cila është pasuri shoqërore e mirëmbajtjes se pyjeve zona kadastrale Arllat dhe propozim vendimi për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në pjesën e parcelës 780-0 dhe pjesë e parcelës 768-1 në zonën kadastrale në Drenas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A