Komuna e Drenasit, sot ka pranuar një njoftim me numër të protokollit 01-070-56861 ne të cilin përfaqësues të fshatit Abri, Gjegjicë dhe Godanc, kanë paralajmëruar protestë para Komunës për mos hapjen e paraleleve të fuzionuara ne këto tri fshatra.
Sipas njoftimit të Komunës, të gjitha protestat e qeta dhe demokratike mund të zhvillohen pasi që një gjë e tillë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të gjitha ligjet e aplikueshme ne vend, deri sa të njëjtat nuk e pengojnë zhvillimin e punës normale në administratën komunale.
“Komuna ka vepruar sipas ligjeve ne fuqi dhe protestat e paralajmëruara janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë demokracisë, vetëm sa pengojnë dhe vonojnë procesin mësimor për nxënësit e paraleleve të fuzionuara.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët e tyre që të vazhdojnë procesin mësimor dhe mos të ndikohen politikisht, sepse një vendim i marr nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është i pakthyeshëm dhe është i mbështetur fuqimisht në ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe i njëjti nuk ka asnjë bazë ligjore të kundërshtohet”, thuhet në njoftim.
Kështu, DKA-ja, ka siguruar transportin e nxënësve për të gjitha paralelet e fuzionuara për të ndjekur mësimin në shkollat amë, ndaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet procesi mësimor përmes protestave dhe pengimin e nxënësve nga prindërit, pasi që ata që pësojnë më së shumti, janë nxënësit, kur dihet se ka kaluar edhe java e tretë kur ka filluar viti shkollor 2018/2019 dhe ata ende nuk vijojnë mësimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Ferrari zbulon detaje nga modeli i ri
Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe