LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nga Kavadari, ka kryer 127 vjedhje në disa qytete të Maqedonisë

Arrestohet një person nga Kavadari, ka kryer 127 vjedhje në disa qytete të Maqedonisë

Policia ka kapur një person që vetëm për pesë muaj ka kryer 127 vjedhje nëpër banesa gjithandej Maqedonisë.

Nga MPB njoftojnë se 37 vjeçari nga qyteti i Kavadarit, është kapur në shtëpinë e tij të përkohshme në Prilep dhe aty janë gjetur një mori gjësendesh që janë vjedhur gjatë këtyre muajve të fundit, kryesisht nëpër banesa. Ai madje kishte mësuar teknikën e hapjes së dyerve të blinduara, por edhe atyre klasike me cilindër.


“Gjatë arrestimit, atij i janë gjetur një celuar, çelësa dhe foli për hapjen e dyerve të blinduara, çelës francez për thyerjen e cilindrave të dyerve, para dhe gjësende të tjera. Veprat i ka kryer nga muaji maj, deri në muajin shtator të këtij viti. Duke thyer cilindrat e bravave të dyerve, ka hyrë nëpër banesa dhe ka vjedhur para dhe ar por edhe sende të tjera me vlerë”, tha Toni Angellovski nga MPB.

Hajduti ka vepruar në më shumë qytete të Maqedonisë. Më së shumti ka bërë vjedhje në banesat e Manastirit, gjithsej 31. Përveç vjedhjeve, i dyshuari I.S ka tentuar ta vrasë edhe të dashurën e tij e cila i ka kumtuar se është shtatzënë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori