LAJMI I FUNDIT:

Moti, shkaktar i paraqitjes së sëmundjeve tek kultura e specit

Moti, shkaktar i paraqitjes së sëmundjeve tek kultura e specit

Speci është ndër kulturat më të kultivuara në Kosovë. Kohëve të fundit, fermerët  kanë hasur në telashe, pas luhatjes së temperaturave që rezultuan me vërshime dhe krijimit të kushteve të favorshme për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Lagështia e tepërt krijon kushte ideale për përhapjen e infeksioneve të ndryshme në bimë, në veçanti tek kultura e specit. Këto infeksione, përveç dëmeve që u shkaktojnë bimëve në masën vegjetative si dhe në rendiment, në të njëjtën kohë shkatërrojnë investimet e fermerëve në sera, si dhe në fushë të hapur.


Sëmundjet në kulturën e specit kanë qenë të pranishme viteve te fundit dhe kanë përfshirë një pjesë të regjionit të Istogut si dhe mbarë regjionin e Anadrinisë.

IPKO- Stacionet Agrare gjatë këtyre ditëve kanë gjeneruar të dhëna të sakta mbi rrezikun e paraqitjes së sëmundjes së Fitoftores tek kultura e specit.

Marrë parasysh që vjeljet po vazhdojnë, fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar edhe ndaj rrezikut të Antraknozes.

Në grafin e mëposhtëm, vërehet rritja e rrezikut të paraqitjes së Fitoftores në përqindje, duke filluar nga data 20 Shtator 2018, deri me datën 25 Shtator 2018. Informatat janë nxjerrë nga IPKO- Stacioni Agrar, i vendosur në fshatin Krushë e Madhe.

Meqë mundësitë e shfaqjes së infeksionit shtohen gjatë natës si rrjedhojë e lagështisë së ajrit, fermerët rekomandohen që të konsultohen me ekspertët e mbrojtjes së bimëve./Telegrafi

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori