LAJMI I FUNDIT:

Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës (Foto)

Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës (Foto)

Shkodra do të ketë kurorën e saj të gjelbër. Pas disa vitesh përpjekjesh pa sukses, këtë herë fidanët e mbjellë muaj më parë në Ballkonin e Bunës, gjatë fushatës së pyllëzimit të vitit të kaluar, janë lidhur me tokën e po rriten, është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.


Të rinjtë e EKO Mendje kanë inspektuar zonën ku janë mbjellë fidanët, duke bërë dhe foto dhe tashmë zona po kthehet në një vend ideal për t’u vizituar dhe për të shijuar gjelbërimin në natyrë, si nga vendasit ashtu dhe nga turistët e huaj.

Mbjellja e pemëve në Ballkonin e Bunës bën të mundur dhe mbrojtjen e lumit Buna dhe gjithashtu e kthen zonën në atraksion turistik, transmeton atsh.

Lumi i Bunës ka një gjatësi prej 44 kilometrash dhe ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës ndërmjet kodrës së Kalasë së Rozafës dhe Malit të Taraboshit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori