Kosova e ka Ligjin për Investime Strategjike që i mbron investitorët potencialë dhe iu jep garanci, po ashtu kemi nënshkruar memorandume me shumë shtete të BE-së dhe këto memorandume luajnë rol të rëndësishëm në fushën e investimeve të mundshme, të cilat japin garanci investitorëve që të ndihen komod në Kosovë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot në konferencën “Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë”, ku morën pjesë edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, përfaqësues të Bankës Botërore, BERZH, FMN-së dhe Këshillit Evropian për Investime (KEI), me ç’rast u publikua edhe dokumenti “White Book 2018”.
Duke folur në panelin: Klima e Investimeve në Kosovës – Mundësitë dhe Sfidat, Ministri Lluka tha se në takimet e shumta me investitorë, të interesuar të investojnë në Kosovë është fokusuar se si mund të përmirësohet klima e investimeve që investitorët të ndihen mirë kur vijnë të investojnë në Kosovë.
Sipas tij, Ligji për Investime Strategjike u mundëson investitorëve që të bashkëpunojnë në mënyrë direkte me Qeverinë, të sjellin investitorë të tjerë dhe po ashtu atyre që veç operojnë në Kosovë iu mundëson siguri në investimet e tyre.
“Këtu përfshihen edhe fushat të cilat i mbulon MZHE-ja si p.sh sektori i energjisë, TIK-u, e posaçërisht sektorin e minierave ku përmes Ligjit për Investime Strategjike mund të negociojnë direkt me Qeverinë. Pra ky ligj u ka hapur derën investitorëve të negociojnë me Qeverinë dhe përmes këtij bashkëpunimi të kuptojnë se kush janë investitorët seriozë që duan të investojnë në sektorët kyç”, tha ai.
Sa i përket sektorit të energjisë, Lluka tha se ai përballet me disa probleme, mirëpo në dhjetor të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja me kompaninë e amerikane “Contour Global” për ndërtimin e TC “Kosova e Re”, që i hap rrugë ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin kushteve të bizneseve ekzistuese dhe atyre që janë të interesuara të investojnë në Kosovë.
I pari i MZHE-së foli edhe për mundësitë për investime që ofrojnë sektorët strategjikë si minierat dhe Teknologjia e Informacionit, për të cilat ka interesim për investime të huaja, që do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Ndryshe, për rolin e klimës së investimeve në rritjen ekonomike, në hyrje të konferencës folën edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
Hmaza tha se kohët e fundit rritja ekonomike në Kosovë ka arritur deri në 4%, që është rritja me e lartë në rajon, por nuk është e mjaftueshme. “Kemi nevojë të kalojmë në nivel tjetër të rritjes ekonomike, e kjo mund të arrihet vetëm duke qenë bartës sektori privat”, tha ai.
Ndërsa, Apostolova vlerësoi se investimet janë me rëndësi kyçe për vendet e reja të punës. “Takimi i sotëm synon që të paraqet botimin e parë të sfidave në mjedisin e biznesit në Kosovë, në Telekom, banka, sigurime, derivate, miniera dhe xehe, duke dhënë rekomandime konkrete për atë se si të përmirësohet mjedisi i biznesit në Kosovë. Dhe, ky duhet të shërbejë si instrument për Qeverinë se si të zhvillohet mjedisi i biznesit në Kosovë”, tha ajo.
“White Book” është një udhëzues gjithëpërfshirës i hartuar nga KEI për të dhënë propozime për përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë në mënyrë që të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është të kontribuojë në një dialog të strukturuar dhe të qëndrueshëm mes sektorit privat dhe Qeverisë së Kosovës. “White Book” publikohet për herë të parë dhe parashikohet të publikohet çdo vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025