LAJMI I FUNDIT:

Coinbase mohon shitblerjet e kriptovalutave për përfitimet e veta

Coinbase mohon shitblerjet e kriptovalutave për përfitimet e veta

Bursa e kriptovalutave Coinbase ka mohuar angazhimin në tregtinë e patjetërsueshme [një firmë investon për fitimin e vet dhe jo në emër të klientëve të saj] pasi Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut tha se pothuajse 20 për qind e transaksioneve në platformën e saj i atribuohen kompanisë.

Në një njoftim, shefi i politikave në Coinbase, Mike Lempres, tha se kompania “nuk angazhohet në tregtinë e pronësore”.


Ky reagim vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut lëshoi raportin e integritetit të tregjeve virtuale, i cili theksoi shqetësimet rreth situatës aktuale të tregtimit të kriptovalutave. Raporti ngriti çështje mbi aftësinë e platformave për të ndaluar veprimtarinë tregtare abuzive dhe për të mbrojtur fondet e klientëve, përcjell Telegrafi.

Një pjesë e raportit tha se “pothuajse 20 për qind e vëllimit të ekzekutuar në platformën e Coinbase u atribuohet tregtisë së saj”.

“Nivele të tilla të larta të tregtimit të pronës ngrenë pyetje serioze për rreziqet që klientët përballen në ato platforma”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut.

Por Lempres argumentoi se ky koment ishte i keqraportuar në media. /Telegrafi/