Ligji për Sekretin Tregtar, mbrojtja e markës tregtare dhe harmonizimi i ligjeve aktuale është nevojë fillestare për një biznes të suksesshëm dhe konkurrent në Kosovë dhe mundësi për ardhjen e investitorëve, u tha ndër të tjera në takimin që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilloi me Agjencinë për Pronësi Industriale (API).
Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi, fillimisht uroi drejtorin Gashi për pozitën dhe njoftoi nga afër për angazhimet e OAK-së në favor të krijimit të një klime sa më të përshtatshme të të bërit biznes në Kosovë. Një ndër kërkesat kryesore të adresuara nga Oda ka të bëjë me Ligjin për Sekret Tregtar, i cili momentalisht nuk ekziston si i tillë në Kosovë, por bizneset po e shohin si shumë të nevojshëm. Gjithashtu u konsiderua që mungesa e këtij Ligji po ndikon në largimin e investitorëve të huaj, pasi që ata para se të investojnë në një shtet fillimisht hulumtojnë se çfarë ligje ekzistojnë, sa aplikohen e të ngjashme.
Oda e Afarizmit me këtë rast kërkoi gjithashtu nga API që Qeveria e Kosovës të largoj normativin sepse kjo drejtpërdrejt shkel sekretin tregtar.
Gashi theksoi që Ligji për Sekretin Tregtar, i dalë nga MSA-ja, ende nuk ekziston por pritet që hartimi i tij të filloj në shkurt të vitit në vijim përmes një projekti që do të zgjas tre vite dhe në të cilin do të angazhohen ekspertë. Ai gjithashtu shtoi që këtë Ligj e kanë shumë pak vende të botës dhe se do të mundohen ta realizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Neni 7 i MSA-së e që i dedikohet pronësisë industriale është totalisht i pazbatueshëm, kjo sepse Kosova ka një ligj të miratuar për këtë çështje dhe se për hartimin e këtij neni nuk janë marrë paraprakisht mendimet e kësaj Agjencie”, shtoi Gashi, përcjell Telegrafi.
Sipas Gashit një e veçantë e ligjeve të bëra nga kjo Agjenci është se çdo ligj në fund të tij ka një paragraf i cili thekson se “Ky ligj hyn në fuqi pas anëtarësimit në BE”.
Ndërsa, Krasniqi tha që ka edhe disa raste të tjera të identifikuara nga Oda e në të cilat ekziston mungesa e harmonisë ndërmjet ligjeve vendore dhe për këtë konsiderohet i domosdoshëm formimi i një zyre që do të kontrollonte harmonin dhe kundërshtimet ndërmjet ligjeve, para se ato të miratohen. Ai gjithashtu shtoi që bizneset anëtare janë të interesuar të kenë më shumë informata për mënyrat e mbrojtjes së produkteve për të cilat kanë përfaqësinë, nga hyrjet e të njëjtave produkte nga biznese tjera.
Lidhur me mbrojtjen e produktit për të cilin biznesi ka përfaqësinë, Gashi tha që biznesi fillimisht duhet të merr një vendim nga API përmes së cilës dëshmon që ai ka të drejtën ekskluzive për produktin e caktuar e pastaj të bëjë kërkesë në Dogana, sepse mos posedimi i një vendimi të tillë nga API bënë që çdokush të ketë të drejtë t’i përdorë këto produkte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj