LAJMI I FUNDIT:

Përurohet monografia për piktorin Muslim Mulliqi

Përurohet monografia për piktorin Muslim Mulliqi

Në Galerinë e Akademisë së Kosovës është përuruar monografia për akademikun dhe piktorin kosovar Muslim Mulliqi.

Branko Koviq, autori i monografisë, ka thënë se Mulliqi ishte piktor i klasit të parë dhe se për ekspozitat e tij në kohën e ish-Jugosllavisë kishin shkruar edhe mediat sllovene.


Për Mulliqin fjalë të mëdha pati edhe kritikja e artit, Suzana Varvarica Kuka dhe piktori grafist Abaz Hado. Ndërkaq, historiani i artit, Hivzi Muharremi, u shpreh se Mulliqi ishte kolos i të gjithë brezave të ardhshëm të artit. /KP/