Një pamje e re, plot sharm, bukuri, elegancë dhe forcë, por duke ruajtur formën bazë që kishte ndër vite. Që nga viti 2002 kur doli për herë të parë ai i bëri ballë çdo lloj konkurrence të mundshme, madje i tejkaloi.
Është fjala për modelin më të ri të veturës Touareg SUV, një veturë që në shikim të parë të bën për vete.
Touareg SUV prezantohet neser më 20 Shtator 2018 para mediave shqiptare në Sallonin e Porsche Prishtina. Touareg i ri vjen më i përgatitur se kurrë më parë!
Modeli i ri Touareg është i gatshëm të përballet me çdo lloj terreni të vështirë, por duke ruajtur elegancën e vozitjes që ka trashëguar ndër gjenerata. Pak kush nuk do ta kthente kokën kur një Touareg SUV 2018 është në qytet apo fshat malor.
Posa të hipni në të, do të përballeni me nje enterier qe nuk e keni parë kurrë më parë! Dy ekranë, nje prej 12 inch (38 cm) dhe tjetri 15 inch, të cilët i përngjajnë një laptopi të sofistikuar, por që përmes opsioneve të ndryshme mund ta rregulloni sikur të ishte ndonjë celular.
Ekrani i quajtur Innovision Cockpit, i jep një mundësi fenomenale vet vozitësit, por edhe pasagjerëve të tjerë për një vozitje më të lehtë. Si pronar i ri i Touareg, ju mund ta rregulloni vet ekranin duke instaluar aplikacionet por edhe fotografitë që i keni për qejfi. Lirisht mund ta konsideroni si një shtëpi të mençur me plot opsione që mund ta komandoni përmes gjesteve apo edhe zërit.
Në mënyrë specifike, Innovision Cockpit konsiston në Digital Cockpit, sistemin e info-argëtimit “Discover Premium”, ndërfaqen telefonike “Business” me funksionin e karikimit induktiv për smartfonin tuaj dhe 4 porta USB. I integruar është sistemi Car-Net me App-Connect, me anë të cilit mund të transferoni aplikacionet e smartfonit në ekranin e madh me prekje.
Tre sistemet kryesore të suportuar: MirrorLink, Apple CarPlay dhe Android Auto. Krahas kësaj, pasagjerët mund të konfigurojnë sistemin e info-argëtimit nëpërmjet tabletit ose smartfonit ndërsa ju drejtoni automjetin. Kështu, falë “Volkswagen Media Control”, është e mundur të përcaktoni programin e muzikës nga ndenjësja e pasme, apo të kontrolloni sistemin e navigimit nga ndenjësja e pasagjerit të përparmë. Për karikimin e pajisjeve celulare dhe transmetimin e të dhënave, keni në dispozicion porta USB-je në pjesën e përparme dhe atë të pasme.
Atmosfera e brendshme!
Që të ndiheni edhe më mirë në shtëpinë tuaj të re, Touareg vjen më një super sistem të ndriçimit të brendshëm. Varësisht nga disponimi që keni atëherë ju mund ta krijoni ambientin që dëshironi. Janë 30 ngjyra që ju japin këtë mundësi perfekte.
Relaksimi gjatë vozitjes
Jo një, as 2 e as 3 opsione por 18 prej tyre. Në një vozitje të afërt apo të largët pjesa kryesore është që të ndiheni rehat dhe të relaksuar. Me anë të opsionit të ndenjëseve ju mund ta keni komforin e duhur që nga relaksimi i këmbëve e deri tek ajo e shpinës, një mot të ftohtë apo të ngrohtë duke pasur një kontroll të temperaturës. Mos e harroni as masazhin 🙂
A e dini se Touareg mund të shikojë edhe natën ?
Po, po kjo është e mundur. 120 dritat led të vendosura në çdo dritë të përparme, bëjnë që edhe nëse i keni dritat e gjata të lëshuara të mos i pengoni veturat që i keni para apo prapa. Kjo bën që Touareg të ketë sistemin më të mirë të ndriçimit në tregun e sotëm të veturave.
Por, Touareg shkon edhe më larg, ai është modeli i parë dhe i vetëm deri më tani i kompanisë Volkswagen që ka të instaluar sistemin Night vision assistant, ku përmes kamerës infra të kuqe të vendosur në pjesën e përparme ju mund të shikoni deri në 120 metra, në një terr të plot atëherë kur hana të jetë zhdukur dhe yjet janë fshehur. Edhe nëse jeni paksa i hutuar, kjo kamerë e instaluar mund të identifikojë edhe këmbësorët, biqiklistët apo edhe kafshët në rrugë.
Ata do të markohen nga kamera dhe të ju paralajmërojnë për ndonjë rrezik të mundshëm. Dritat LED do të drejtohen në drejt personit apo kafshës në mënyrë që ta paralajmërojnë se ju po vini. E mahnitshme….
Të rejat e Touareg nuk ndalen këtu…
Modeli më i ri i Touareg, edhe një herë është modeli i vetëm i kompanisë Volkswagen i cili i lëviz edhe rrotat e pasme varësisht nga situata e vozitjes. Nëse rrotat e përparme lëviznin në të majtë, atëherë ato të pasmet lëvizin në anën e kundërt. Ky opsion vlen deri në shpejtësinë prej 30 kilometra në orë. Në rrugët tona të ngushta duket sikur Volkswagen ka menduar për ne. Radiusi i lëvizjes dhe i manovrimit është sikur të ishte i ndonjë model Golf mirëpo madhësia e tij është shumë më e madhe. Sistemi 4 motion, i jep mundësi secilës rrotë të jetë e pavarur nga njëra tjetra.
Sistemi i amortizatorëve!
Të rejat nuk po kanë fund! Nëse jeni në qytet atëherë këtë nuk do ta vëreni mirëpo Touareg me sistemin e amortizatorëve mund të përshtatet në çdo terren të mundshëm. Nëse jeni në një terren më malor atëherë vozitësi vetëm me një prekje të butonit mund ta ngritni veturën për 70 milimetra. Por, në një vozitje të drejtë dhe në një rrugë normale atëherë Touareg si një veturë e mençur që është ulet dhe transformohet në versionin sport. Prandaj janë tri versione “Comfort”, “Normal” ose “Sport”.
Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të Porsche Prishtina në Facebook duke klikuar KETU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Veturat e harruara të viteve 1980
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A