Revista prestigjioze britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, që së fundmi është përfolur shumë si në Prishtinë ashtu dhe në Beograd.
Siç shkruan “The Economist”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në gusht të këtij viti njoftuan në një konferencë në Alpbach të Austrisë, se do të shqyrtonin ndryshimin e kufijve, si pjesë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që edhe është kusht për anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi.
Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për një kohë të gjatë është hedhur poshtë nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, si vijë e kuqe që rrezikon ringjalljen e konfliktit etnik, por komentet e zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-ve gjatë muajit gusht janë parë më shumë si ndryshim i qëndrimit.
Sipas “The Economist”, ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndodh gjatë periudhës 2018-2022. Një propozim i tillë do të kundërshtohej si brenda qeverisë së Kosovës, por edhe nga vendet si Gjermania dhe Britania e Madhe që nuk pajtohen me idenë e kufijve të rinj.
Propozimi për ndryshim të kufijve mund të jetë një taktikë negociuese nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, për të përgatitur votuesit e BE-së dhe ata të brendshëm që të gjejnë një zgjidhje më modeste që do të jetë e arritshme për Kosovën dhe Serbinë.
Sidoqoftë, derisa perspektiva e anëtarësimit të Serbisë në BE mbetet larg, nuk pritet që Vuçiq të rekomandojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, gjë që e kundërshtojnë edhe shumica e serbëve.
Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, zyrtarisht nuk i kanë paraqitur detajet specifike për ndryshimin e mundshëm të kufijve. Megjithatë, sipas komenteve nga autoritetet kosovare dhe serbe, duket se ekzistojnë tri opsione.
E para i kushtohet plotësisht veriut të Kosovës, në të cilën përfshihen katër komunat me shumicë serbe, që synojnë të bëhen pjesë e Serbisë.
E dyta ka të bëjë me “transferimin” e pjesës veriore të Kosovës në Serbi, derisa komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës do t’i kalonin Kosovës.
E treta do të kthente kufijtë që kanë ekzistuar në vitin 1956, ku disa fshatra të Kosovës kryesisht të banuar me serbë do t’i kalonin Serbisë, në këmbim të disa fshatarëve të banuara kryesisht me shqiptarë që do t’i kalonin Kosovës.
Ky opsion nuk do ta “transferonte” pjesën veriore të Mitrovicës, që konsiderohet zona më e madhe urbane në Kosovë e banuar me popullsi serbe. Sidoqoftë, nuk janë shpalosur detajet për marrëveshjen përfundimtare, siç janë të drejtat dhe statusi i serbëve që vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, statusi pronësor që i përket Kishës Ortodokse Serbe apo anëtarësimi potencial i Kosovës në OKB (ide kjo të cilën fuqishëm e kundërshton Serbia). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false