LAJMI I FUNDIT:

Parku Kombëtar i Blinajës në Lipjan, strehimore për 900 kafshë të egra (Video)

Parku Kombëtar i Blinajës në Lipjan, strehimore për 900 kafshë të egra (Video)

I ndodhur mes tre komunave, Parku Kombëtar i Blinajës gjendet në komunën e Lipjanit afër fshatit Magurë, rreth 32 km nga Prishtina dhe ka një pamje përrallore.

Bota shtazore e kësaj bukurie natyrore përbëhet nga mbi 900 kafshë të egra.


Gjithashtu në të janë ndërtuar edhe 33 liqej artificial, për t’i shërbyer faunës së kësaj zone.

I përbërë nga drunjtë e gjatë shumëngjyrësh, dhe më barin e njomë, livadhet në këtë vend për gjueti të sigurt, të japin qetësi shpirtërore.

Naim Shala ka 20 vite që përkujdeset për këtë park. Ai tregon se në këtë vend gjenden mbi 900 kafshë.

“Numri i kafshëve sillet rreth 900 krerë. 500 prej tyre janë derra ndërsa të tjerat janë tri lloje të kaprojve. Koha më e mirë për t’u parë kafshët janë muajt dhjetor-janar, për shkak të ushqimit. Fauna është shumë e pasur me tri lloje të kaprojve dhe derri i egër. Këto kafshë nuk i ka as Kroacia as Serbia e Maqedonia”, shprehet për RTV Dukagjinin Naim Shala.

Pyjet që ndodhen në këtë zonë janë të vjetra mbi 70 vite. Aty gjenden edhe disa lloje të shpezëve që kanë gjetur kushte jetese në këtë vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori