LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestë për lirimin e Sylejman Selimit nga burgu

Nesër protestë për lirimin e Sylejman Selimit nga burgu

Nesër në orën 12.00, te Pallati i Drejtësisë në Hajvali, do të mbahet protestë paqësore me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”, të cilët sipas organizatorit të protestës Arton Hoti, po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj.

Hoti si bashkëluftëtar i gjeneral Sylejman Selimit, thotë se për protestën nesërme e ka përkrahjen e fuqishme edhe nga shoqatat e dala nga lufta.

Sipas tij, ‘Grupi Drenica’ po vazhdon të qëndrojw në burg pa kurrë farë baze ligjore tash e gati katër muaj.


Hoti në një intervistë për KosovaPress, duke i ftuar qytetarët dhe bashkëluftëtarët që të dalin në protestë, shpreson se në masë të madhe do të dalin në protestë qytetarët e Kosovës, sepse sipas tij, gjeneral Sylejman Selimi ka qenë komandat i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar, të gjithë bashkëluftëtareve , familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të na përkrahin në protestë. Të kërkojmë lirimin që po mbahet pa drejtësisht në burg, gjeneral Sylejman Selimi, kolonel Jahir Demaku, dhe gjithë luftëtarët siç po e quajnë “Grupi Drenica”, ka thënë Hoti.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga krerët e institucioneve të Kosovës, nga presidenti Thaçi, nga kryeministri Haradinaj dhe kreparlamentari Veseli që të japin përgjegjësi pse po mbahet në burg bashkëluftëtari i tyre, Sylejman Selimi.

“I bëjë thirrje të gjithë (krerëve) të institucioneve më të larta shtetërore, Presidentit të Kosovës, kryeministrit, krye parlamentarit, ku jeni? Gjeneral Sylejman Selimi ka qenë komandant kryesor I UÇK-së. ju keni qenë bashkëluftëtarë të tij, pse po heshtni. Na tregoni për çfarë arsye po qëndron Syla në burg. Nëse dikujt I konvenon që gjeneral Sylejman Selimi të qëndron në burg, atëherë arrestona të gjithë ushtrinë çlirimtare”, ka theksuar ai.

Ndryshe, më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori