LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga burgu nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha

Lirohet nga burgu nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha

Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ka dalë nga burgu me liri parakohe me kusht, nga gjyshtari i Gjyaktës së Fierit, Piro Sota, më datë 13/09/2018.

Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.


Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

ULJET E DËNIMEVE
1. Ermal Hoxha – 6 vjet e 8 muaj (10 vjet)
2. Ilir Hyseni – 8 vjet (12 vjet)
3. Cezar Avila – 8 vjet (12 vjet)
4. Valter Moreno – 8 vjet (12 vjet)
5. Genci Xhixha – 8 vjet e 8 muaj (13 vjet)
6. Gentian Gjonaj – 7 vite e 8 muaj (11 vjet)
7. Kelmend Dalipi – 7 vite e 4 muaj (11 vjet)
8. Sajmir Batku – 8 vite e 8 muaj (13 vjet)
9. Arjan Dalipi – 7 vite e 4 muaj (10 vjet)

***

Operacioni ‘Xibraka’ u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë.

Sipas të dhënave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni ishte personazhi kryesor që mbulonte sigurimin e drogës jashtë vendit dhe sjelljen e saj në Shqipëri.

Në vijim ishte po ai që survejonte kalimin e saj në vende të Europës, kryesisht në Gjermani. Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit. Ai ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.

NGJARJA :

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha. Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konkretisht dënimet, si më poshtë:

I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim

Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore./Panorama

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori