LAJMI I FUNDIT:

Kadriaj: Elez Blakaj është frikacak dhe mashtrues i lirisë

Kadriaj: Elez Blakaj është frikacak dhe mashtrues i lirisë

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se nuk e ka marrë afër zemrës publikimin e listës së veteranëve të rrejshëm, në të cilën figuron edhe emri i saj.

“S’e kam marrë seriozisht punën e emrit tim, sepse dihet angazhimi im në luftë. Jam figurë publike, kam qenë edhe në emisione edhe gjatë luftës, në Televizionin e Shqipërisë kam dhënë direkt intervista, ku kam qenë duke i ndihmuar të plagosurit”, ka thënë Kadriaj.

“Gjatë luftës kam mjekuar të gjithë, edhe invalidët, që i kam miq e shokë. Ata kanë konsideratë për atë që kam bërë atë kohë. Po më brengosin emrat e veteranëve që atë kohë kanë qenë në luftë. Po më brengos kjo çështje, sepse prokurori Elez Blakaj e ka bërë këtë me rekomandim të dikujt. Burrit s’i ka hije të jetë frikacak dhe t’i ikë detyrës me që e ka pranuar një punë. S’ka dashtë të ikë si burracak. Nuk mund ta kuptoj veprimin e tij dhe as arsyetimin. Ai ka ikë si një qyqar”, ka thënë Kadriaj për Info Magazine të Klan Kosovës.


Kadriaj ka pohuar se asnjëherë nuk është marrë me listat e veteranëve, pasi që nuk ka dyshuar asnjëherë për atë që ka bërë në të kaluarën.

“Kurrë s’kam dyshuar në të, sepse e di që kam qenë në luftë dhe e kam të faktuar prandaj nuk jam marrë as me listat paraprake. Blakajt nuk mund t’i besoj. Le të vjen të ballafaqohet me realitetin. Nuk mund t’i besoj. Pse nuk ka qëndruar këtu? Ka qenë e pakuptimtë ta shikoj unë në cilën listë jam. S’kam dyshuar kurrë se emri im mund të jetë në një listë të veteranëve mashtrues”, tha ajo.

“Unë nuk jam frikacake, jam ballafaquar 24 orë me luftën bashkë me luftëtarët e UÇK-së. Ka mbartur edhe të plagosur dhe nuk krahasohem me Blakajn. Ai është frikacak i lirisë”, është shprehur Kadriaj.

Ajo ka thënë se nuk është çudi që në listën e veteranëve ka shumë pjesëtarë nga Zona e Dukagjinit, duke shtuar se përmes kësaj zone para dhe në luftë, kanë operuar të gjitha zonat tjera.

Kadriaj ka thënë se përkrahë çdo veprim me anë të së cilit do të verifikohej se kush është veteranë i vërtetë dhe kush mashtrues.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

Lajme
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan

Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën

Lajme
Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Lajme
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

Lajme
Kalo në kategori