LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK-së reagon ndaj publikimit të listave të veteranëve në media, kërkon rivlerësimin e gjithë procesit

OVL e UÇK-së reagon ndaj publikimit të listave të veteranëve në media, kërkon rivlerësimin e gjithë procesit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së , përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kjo organizatë inkurajon prokurorinë në punën e saj në pastrimin e listave nga veteranët e rrejshëm të UÇK-së dhe për këtë ka shprehë edhe gatishmërinë e saj që të bashkëpunoj me organet e drejtësisë.

“Përkundër kësaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk mund të pajtohet me publikimin nga ana e mediave të listave “të veteranëve të rrejshëm“ të hartuara nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila listë jo vetëm që është publikuar në kundërshtim me ligjin dhe etikën profesionale, por ka të evidentuar një numër shumë të madh të veteranëve të dëshmuar në luftë, të cilët janë futur në këtë listë pa kurrfar kriteri. Kjo lë të kuptohet se me rastin e ngritjes së Akuzës, nuk është bërë punë profesionale, duke u anashkaluar edhe vet Ligji.


Kjo akuzë që ka dalë nga ky hetim me një listë prej mbi 19.000 veteranëve të rrejshëm e që në fakt po dëshmohet se përmbanë shumë lëshime, nuk mund ta qojë këtë proces deri në fund sepse që në fillim ka kompromituar procesin. Prandaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të filloj rivlerësimin e gjithë këtij procesi me anë të një Komisioni i cili do të punojë në bazë të kritereve të sakta të përckatuara me ligjin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe Prokuroria do të lirohet në punën e saj”, thuhet në njoftimin për media.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që të sqaroj opinionin se si ka ardhë deri te hartimi dhe publikimi i saj në mediat publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori