LAJMI I FUNDIT:

Rama: Çdo qindarkë nga taksa për Rrugën e Kombit do të shkojë në investim

Rama: Çdo qindarkë nga taksa për Rrugën e Kombit do të shkojë në investim

Nga dita e sotme nisën pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit, ku për qytetarët e Kukësit është caktuar një tarifë e reduktuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.


Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Ndërkohë, Kryeministri Rama reagoi duke falënderuar qytetarët e Kukësit për mirëkuptimin. Rama kërkoi ndjesë për shqetësimet, ndërsa tha se çdo qindarkë do të kthehet në investim.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Ndjesë për shqetësimin e krijuar, do të bëjmë gjithçka që çdo qindrakë për rrugën të kthehet në investim. Kukësi do të bëhet shpejt me aeroport e do të ketë më shumë investime”, tha Rama. /Telegrafi/